Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e konsideron Rusinë kërcënimin kryesor për sigurinë e Gjermanisë, duke paralajmëruar për shtimin e dezinformimit dhe sulmeve hibride nga Moska.
Gjatë një konference në Berlin, Merz akuzoi Rusinë për përpjekje për të destabilizuar shoqëritë evropiane dhe për të goditur rendin politik të vendosur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
“Shqetësimi im më i madh aktualisht nuk është ekonomia jonë, as Bashkimi Evropian, Amerika apo Kina. Shqetësimi im më i madh është ndikimi i Rusisë në shoqërinë tonë dhe mënyra se si ajo po arrin të destabilizojë shoqëritë tona. Për këtë duhet të bëjmë më shumë”, tha Merz.
Paralelisht, Merz paralajmëroi se Evropa duhet të mbrojë tregjet e saj nga konkurrenca e padrejtë, veçanërisht nga importet kineze.
Sipas tij, çështjet e subvencioneve të padrejta, mbiprodhimit dhe çmimeve të larta duhet të zgjidhen./mxh
