Last Updated on 21/10/2026 by Monika
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku janë miratuar disa vendime dhe disa projektligje.
Ndër vendimet e miratuara është dhe shpërblimi i njoftuar nga kryeministri Edi Rama për punonjësit e policisë të angazhuar në protestat e zhvilluara ditët e fundit.
Po ashtu është miratuar shtesa në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026. Bëhet me dije se qeveria ka miratuar ndër të tjera dhe ligjin për strehimin social
Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave:
– Për “Disa ndryshime në vendimin nr. 787, datë 19.10.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026””.
– ?Ligji “Për Strehimin Social” – (në proces zbardhje)
– Për “Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bordit të Paqes, në lidhje me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”.
– Për “Shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare”.
– Për “Miratimin e procedurave dhe të kritereve për ndarjen e çmimeve kombëtare, kategoritë e çmimeve dhe masën e shpërblimit financiar për vullnetarët e vitit”
– Për “Disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 732, datë 16.11.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë””.
– Për “Miratimin e rregullave për përmbajtjen dhe formën e regjistrit elektronik të koncesioneve dhe partneritetit publik privat”.
– Miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2027 – 2029, të rishikuar.
– Për përcaktimin e procedurave, të kritereve dhe të rregullave për subvencionimin e shpenzimeve të udhëtimit, rastet e përfitimit dhe masën e pagesës për pjesëmarrje në kurset e formimit profesional./MXH
