Presidenti amerikan Donald Trump telefonoi sipërmarrësin Elon Musk dhe i kërkoi atij të hiqte kufizimet për shpejtësinë e Starlink në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga media prestigjioze “Wall Street Journal”.
Sistemi satelitor po funksiononte me shpejtësi më të lartë të enjten, menjëherë pas bisedës së dy burrave, por funksionimi i tij nuk është rivendosur plotësisht, sipas zyrtarëve ukrainas.
Trump shprehu pakënaqësinë e tij për kufizimet, të cilat kanë bërë që disa dronë sulmues dhe interceptorë ukrainas të mos jenë në gjendje të qëndrojnë të lidhur me rrjetin kur lëvizin me shpejtësi të lartë.
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se kufizimet do të kushtojnë jetë njerëzish.
Biseda u zhvillua pasi Musk kishte urdhëruar që sistemi të “ngadalësohej”. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai veproi me iniciativën e tij apo me urdhër të qeverisë amerikane./k.m
