Last Updated on 23/10/2026 by Monika
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se bilanci i përfitimeve nga zbatimi i Ligjit të Faljes po shënon rritje të vazhdueshme, duke u ardhur në ndihmë tatimpaguesve në mbarë vendin.
Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga Administrata Tatimore, volumi i detyrimeve të fshira dhe të shuara ka arritur një vlerë të konsiderueshme financiare.
“Sipas të dhënave më të fundit të Administratës Tatimore detyrimet e fshira/shuara kanë arritur në vlerën 453 milionë euro”, deklarohet në njoftimin për shtyp të institucionit.
Nga ana e Administratës Tatimore nënvizohet se ky proces do të vazhdojë, duke garantuar mekanizmat e nevojshëm që t’u krijohet mundësia tatimpaguesve të përfitojnë nga lehtësimi i barrës së borxhit të prapambetur dhe të rregullojnë pozicionin e tyre financiar pranë organeve shtetërore./mxh
