Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka folur për protestën kombëtare që do të mbahet sot në kryeqytet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Këlliçi është shprehur se qëllimi i protestës së opozitës është krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Është një protestë që ka shkundur nga themelet narkoshtetin e Ramës. Sot kthehet PD me protestë kombëtare për të protestuar me qëllim të përbashkët me artistët e pedagogët për largimine Ramës dhe hapjen rrugë krijimit të një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është e vetmja zgjidhje politike kur ke të bësh me një psikopat, me probleme mendore. Një psikopat që ka marrë peng Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit që e di mirë sa i ka futur duart në xhepat e shqiptarëve, e di se e pret drejtësia”, tha Këlliçi.
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur dhe për dorëheqjet masive të drejtorëve rajonalë e lokalë.
Sipas Këlliçit, vlerësimi i drejtorëve të përgjithshëm do të bëhet në varësi se sa do të angazhohen për të shtypur protestën.
“Rreth 130 drejtorëve të Përgjithshëm iu është kërkuar dorëheqja në letër të bardhë. Vlerësimi i tyre do bëhet në varësi se sa do angazhohen ata për të shtypur protestën”, deklaroi Këlliçi.
Ndër të tjera, Këlliçi theksoi se kryeministri Edi Rama është një individ që administratën publike e trajton si 5D e tij dhe buxhetin e shtetit si buxhetin e tij personal.
“Është një individ që adminsitratën publike e trajton si 5D e tij, siç bënte Veliaj me drejtorët e tij.Buxhetin e shtetit e trajton si buxhetin e tij personal”, përfundoi Këlliçi./k.m
