Klejvis Salaj rikthehet pas 15 vitesh në muzikë, tek Kënga Magjike 2026, falë “këmbënguljes” së Eneda Tarifës.
Por duket se falënderimet nuk kanë qenë e vetmja mënyrë me të cilën Salaj ka vendosur t’ia shpërblejë mbështetjen koleges së tij. Gjatë regjistrimeve në studio për këngën “Më jeto”, artisti i ka organizuar Tarifës një prank, duke simuluar vjedhjen e makinës së saj.
Automjeti ishte i parkuar në oborrin e studios, por situata ishte menaxhuar në mënyrë të tillë që këngëtarja të besonte se makina i ishte vjedhur. E gjendur përballë kësaj situate të papritur, Tarifa u alarmua, duke vënë në pikëpyetje edhe sigurinë.
Nga ana tjetër, Klejvis Salaj e vazhdoi lojën deri në fund, duke e pyetur këngëtaren se sa vlente makina e saj dhe duke i thënë me shaka: “Sa lekë bën ajo makina jote? Tre koncerte i ke!”
Përgjigjja e Eneda Tarifës erdhi si ‘rrufe’: “Je në terezi ti mo? Jo, nuk janë tre, janë 30!”
Vetëm më pas këngëtares iu bë e ditur se gjithçka ishte pjesë e një prank-u të organizuar në kuadër të “Këngës Magjike”, duke i dhënë fund shqetësimit dhe duke zbuluar të vërtetën pas situatës së sajuar.
Përtej momentit humoristik, rikthimi i Klejvis Salajt në muzikë shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e tij artistik. Këngëtari ka treguar se nuk e ka braktisur asnjëherë muzikën, por se tani e ka ndier se ishte momenti i duhur për t’u rikthyer, falë edhe nxitjes së Eneda Tarifës.
“Unë s’kam hequr dorë kurrë, por ndoshta kokëçarja që i kam shkaktuar miqve të mi artistë, që më në fund me pjekurinë që ke dhe sfidat artistike që ke kaluar, është momenti dhe Neda Tarifa është fajtorja. Më mori, më çoi, bëmë këtë material të bukur edhe e falënderoj”, është shprehur Salaj./mxh
