Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, është shpallur zyrtarisht fitues i çmimit për sulmuesin më të mirë të vitit.
Ylli anglez mahniti me numrin e jashtëzakonshëm të golave të shënuar përgjatë gjithë sezonit.
“Një vit i jashtëzakonshëm për mua, diçka për të cilën jam jashtëzakonisht krenar. Sezoni më i mirë që kam pasur pa dyshim.
Të shënosh kaq shumë gola është një përpjekje e plotë e ekipit. Kam një ekip të shkëlqyer përreth meje që më mban të përulur dhe të qëndrueshëm.”, tha Kane.
Ndërkohë, në kategorinë e futbollit të vajzave, çmimi prestigjioz për sulmuesen më të mirë iu dorëzua meksikanes Charlyn Corral./k.m
