Last Updated on 27/10/2026 by Monika
Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Khvicha Kvaratskhelia i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka kaluar me sukses pas dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.
Operacioni i sulmuesit gjeorgjian u krye në Doha të Katarit. Pas kësaj ndërhyrjeje, lojtari do të nisë menjëherë fazën e rehabilitimit për t’u rikthyer në dispozicion të skuadrës.
25-vjeçari pësoi këtë dëmtim gjatë fitores 4-2 që Paris Saint-Germain arriti kundër Barcelonës në Champions League më 20 tetor, duke u detyruar të lërë fushën pak para minutës së 60-të.
Për shkak të shkallës së dëmtimit, ai do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi që do ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Klubi francez ka zgjedhur të mos japë një datë të saktë apo afat kohor për rikthimin e tij në fushën e lojës.
Kvaratskhelia u transferua në Paris në janar të vitit 2025 nga skuadra e Napoli, duke fituar menjëherë një vend në formacionin bazë. Gjatë qëndrimit të tij në Francë, ai ka luajtur një rol kyç në fitimin e dy titujve radhazi në kompeticionin e Champions League./mxh
