Last Updated on 28/10/2026 by EL
Momente frike janë regjistruar në ndeshjen në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Partizanit.
Futbollisti i Elbasanit, Antovski ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës pas një dueli ajror, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe të gjithë të pranishmit.
Menjëherë pas incidentit, është ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë futbollistit, i cili fatmirësisht ka arritur të përmendet shpejt.
Pas rikuperimit, Antovski është kthyer sërish në lojë, duke qetësuar situatën dhe duke lënë pas momentet e panikut./ET
