Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot në orën 08:30 për prezantimin e pr.ligjit për buxhetin 2027 nga Petrit Malaj.
Sipas tyre buxheti duhet të ishte dorëzuar që më datë 20 tetor dhe të prezantohej kalendari, gjë që përbën shkelje nga ana e qeverisë.
Buxheti për vitin 2027 do të jetë rreth 10.2 miliardë euro. Ministria e Shëndetësisë merr pjesën më të madhe të ‘tortës’ me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Pason e Mbrojtjes me 76.5 miliardë lekë, ndërsa 279.7 miliardë lekë do të shkojnë për mbrojtjen sociale./k.m
