Nga Ilir Demalia
Prej ditësh, Tirana është përfshirë në një situatë që nuk ka më lidhje vetëm me protestën politike. Protesta është e drejtë legjitime dhe kushtetuese, por djegia, shkatërrimi i bizneseve private, pronës publike dhe institucioneve shtetërore nuk janë protestë. Janë akte dhune që duhen trajtuar sipas ligjit.
Në këtë situatë, policia gjendet në sandwich mes politikës që kërkon pushtetin, medias që ushqen konfliktin dhe një pjese të pedagogëve e drejtuesve universitarë që, në vend të misionit akademik, janë kthyer në aktorë të betejës politike.
Protesta është e drejtë. Dhuna është shkelje e ligjit. Kjo ndarje duhet të jetë e qartë për te gjithë
Një nga problemet e Shqipërisë pas vitit 1990 është degradimi i sistemit shkollor dhe universitar. Universitetet janë kthyer në kioska që shesin diploma, doktoratura dhe ne tituj shkencorë merita shpesh zëvendësohet nga lidhjet dhe interesat.
Kështu kemi paradoksin shqiptar: një vend me ekonomi dhe kërkim shkencor të kufizuar ka një numër të madh ekselentësh, doktorësh e titujsh shkencorë, pa e reflektuar këto pa vlerën e dijes.
Kur një pjesë e kësaj “elite” shfaqet në shesh për të ushqyer konfliktin politik, pyetja është e thjeshtë: ku mbaron misioni akademik dhe ku fillon interesi partiak?
Pedagogu ka të drejtë të protestojë si çdo qytetar. Por universiteti nuk është shtab politik dhe autoriteti akademik kurrsesi nuk mund justifikojë dhunën
Hall I madh media si patllake pushteti dhe marrje pushteti per pushtetin korruptiv.
Prej 30 vjetër, pronarët e mediave kanë qëndruar në paradhomat e kryeministrave, nga Berisha te Rama, duke kërkuar favore ekonomike, tendera, leje ndërtimi dhe reklama shtetërore. Marrëdhëniet e dyshimta me shtetin dhe detyrimet e papaguara duhen për t’u fshire sa herë ndërrohet pushteti me pushtetin e ri-vjetër.
Kur prishen pazaret, disa prej atyre që dje kërkonin favore në zyrat e pushtetit, sot dalin në shesh në emër të lirisë së medias dhe demokracisë.
Media është pushteti i katërt kur kontrollon pushtetin, jo kur kërkon të bëhet pjesë e tij. Kur informacioni zëvendësohet nga propaganda dhe interesat e pronarit, publiku bëhet viktima e parë.
Ironia është se ndërsa pronarët flasin për lirinë e shtypit, dalin dhe këlthasin si histerikë/e ne tribunal e protestes si protestues dhe pataj e marrin mikrofonin në gojë dhe bëjnë reporterin. Kjo nuk ndodh kund në botë. Gazetarët e këtyre mediave mund të mbeten katër apo pesë muaj pa marrë pagat. Përpara se të bëhen pjesë e propagandës së mbrëmjes dhe të nxisin turmat me raportime të njëanshme, gazetarët duhet të organizohen për të mbrojtur të drejtat e tyre profesionale dhe dinjitetin në punë.
Opozita do gjak dhe domosdo vrasje ky është sindromi revanshit të 21 janarit te Sali Berishës.
Opozita me historikun permanent të dhunës, me historinë e saj të korrupsionit dhe të pazareve me pushtetin, kërkon të rikthehet në qeverisje në nënyre të dhune shame duke e kthyer krizën në instrument për të ardhur në pushtet.
Opozita ka të drejtë të protestojë dhe të kërkojë largimin e qeverisë. Por nuk ka të drejtë ta kthejë pakënaqësinë qytetare në dhunë, zjarr dhe shkatërrim. Pushteti nuk fitohet me molotovë, as demokracia nuk ndërtohet duke djegur bizneset dhe institucionet e duke e kthyer SHQUP-in në nje magazine molotovësh e fishekzjarres me vandalët e provincave per të shaktërruar bizneset private dhe kryeqytetin.
ATA që bëjnë thirrje për përplasje nuk janë fëmijët e politikanëve, të pronarëve të mediave apo të “elitave” akademike.Ata shkollohen jashtë shtetit, kanë jetë luksi dhe mundësi për t’u mbrojtur nga pasojat duke ikur nga Shqiperia për t’u kthyer për zullume të reja me pushtete të vjetra.
Në rrugë dalin të rinj që shpesh kanë pak mundësi ekonomike dhe pak besim te e ardhmja. Nuk janë të gjithë kriminelë, as të gjithë të manipuluar. Por kur pakënaqësia e tyre shfrytëzohet për interesa politike, ata rrezikojnë të bëhen viktimat e një loje ku përfituesit janë të tjerë.
Nesër mund të ndryshojnë emrat në pushtet, por nëse nuk ndryshon mënyra se si ndërtohen dhe përdoren pushteti e privilegjet, të rinjtë mund të mbeten po aty: me lugën e floririt të premtuar, por pa bukën e përditshme.
Policia në mes të këtij konflikti
është në vijën e parë dhe ka jo vetëm detyrimin, por edhe të drejtën ligjore të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët, bizneset private, pronën publike dhe institucionet shtetërore. Nuk mund t’i kërkohet të qëndrojë duarkryq përballë molotovëve, djegieve dhe vandalizmit, në emër të lirisë së protestës. Kjo do të thotë t’ia dorëzosh shtetin dhunës.
Policia nuk është thes boksi i politikës, i turmave apo i atyre që nxisin përplasjet nga tribunat, studiot televizive dhe zyrat e partive. Ajo duhet të veprojë në përputhje me ligjin, me proporcionalitet dhe profesionalizëm. Çdo përdorim i paligjshëm i forcës duhet të hetohet, por asnjë gabim i mundshëm i policisë nuk mund të justifikojë dhunën e protestuesve.
Policia nuk është armike e protestës. Ajo duhet të garantojë që protesta të mos kthehet në dhunë dhe që liria e njërit të mos bëhet terror për tjetrin.
Në këtë sandwich politik, mediatik dhe akademik, ajo që po masakrohet është vetë kuptimi i protestës. Protesta duhet të ushtrojë presion mbi pushtetin, jo të shkatërrojë pronën e qytetarëve. Media duhet të informojë, universiteti të prodhojë dije dhe opozita të ofrojë alternativë, jo kaos.
Kur të fiken zjarret dhe të largohen kamerat, faturën nuk do ta paguajnë ata që e kanë nxitur konfliktin nga zyrat, studiot dhe tribunat politike. Do ta paguajnë qytetarët, bizneset dhe të rinjtë që rrezikojnë të ardhmen e tyre.
Shqipëria ka nevojë për protestë të lirë, media të pavarur, universitete serioze, opozitë me alternativë dhe polici që mbron ligjin.
Sepse mbrojtja e protestës nga dhuna është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e qytetarit nga arbitrariteti i pushtetit.
