Last Updated on 29/10/2026 by EL
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar ashpër pas tensioneve dhe përdorimit të tymueseve në sallën e Kuvendit nga ana e opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çaushi shkruan se Parlamenti duhet të jetë vendi i ideve dhe debatit kushtuar interesave të qytetarëve, e jo një hapësirë për spektakle politike.
“Kuvendi nuk është skenë për spektakle me tymuese, por vendi ku mbrohen interesat e qytetarëve përmes ideve, debatit dhe vendimeve në shërbim të tyre”, është shprehur ajo.
Më tej, deputetja socialiste adresoi drejtpërdrejt liderin demokrat Berisha, duke nëvizuar se veprimet e opozitës nuk mund të pengojnë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Sali, nuk e ndal dot rrugën e Shqipërisë drejt BE-së duke hedhur tymuese! Shqipëria ecën përpara me punë, reforma dhe vendosmëri drejt Europës!”, përmbyll reagimin e saj Çaushi./ET
