Jeta sentimentale e Dolces ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, pasi ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 duket se po përjeton një periudhë të bukur në krah të partnerit të saj të ri.
Për disa muaj, ajo ka preferuar ta mbajë këtë romancë larg vëmendjes publike, duke ndarë në rrjetet sociale fotografi nga momentet e tyre së bashku, por pa zbuluar fytyrën e personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Së fundmi, Dolce ka vendosur të ndajë me ndjekësit pamje më romantike, duke i dhënë fund pjesërisht misterit që kishte krijuar rreth lidhjes së saj.
Por, pavarësisht këtij ndryshimi, identiteti i partnerit vazhdon të mbetet një çështje që ngjall interes.
Sipas burimeve të Prive By LS, ai është me origjinë nga Kosova, ndërsa një pjesë të jetës e ka kaluar jashtë vendit, në diasporë.
Po sipas këtyre burimeve, çifti po kalon momente të lumtura së bashku dhe lidhja duket se po ecën mirë.
Edhe pse tashmë ka zgjedhur të ndajë publikisht disa nga çastet e kësaj romance, Dolce duket se dëshiron të ruajë ende një pjesë të jetës së saj private, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth partnerit./mxh
