Bayern Munich barazoi 2-2 me Borussia Dortmund, në një ndeshje ku kampionët pësuan dëmtime sa i përket lojtarëve.
Goditjen më të rëndë e ka pësuar sulmuesi i afruar në verë, Ismael Saibari, i cili pësoi një këputje muskulore. Marokeni iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të duhet të qëndrojë të paktën tre muaj jashtë fushave të blerta.
Situata komplikohet edhe më shumë nga dëmtimi i Serge Gnabry në këmbën e majtë, i cili pritet të mungojë për disa javë. Skuadra gjermane është në ankth edhe për Michael Olise, i cili la fushën në minutën e 82-të për shkak të një shqetësimi në gjurin e djathtë.
Kontrollet mjekësore do të përcaktojnë nëse francezi do të jetë gati për të udhëtuar drejt Spanjës për sfidën e radhës në Ligën e Kampioneve ndaj Atletico Madridit./mxh
