Deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se ka një tendencë të krijuar nga Rama për të përçarë protestuesit nga PD-ja.
Sipas Boçit, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri në krye që ka sjellje prej diktatori, që është kryeministri Edi Rama.
Ai po ashtu ka sjellë në dritë një tendencë të ndërtuar prej kohësh se protesta është e ndarë nga demokratët, ndërkohë që vetë Boçi e ka mohuar këtë po ashtu si Belind Këlliçi sot, duke e future si PD-në edhe protestën në një emërues të përbashkët që është dorëheqja e Ramës.
“Ka një tendencë për të nxitur përçarjen e protestës. Ndërkohë që kemi një element që na bashkon të gjithëeve dhe ai është largimi, dorëheqja e Edi Ramës. Nuk mund të ketrë një opozitë që lufton me opozitën.
E shoh, që ka një tendencë që do të krijojë një situatë absurde në disfavor të Partisë Demokratike. Kjo e fundit ëhstë shprehur gjithnjë në mbështetje të protestuesve.
Nuk mund të luftohet një e majtë që ka anuar drejt një së majte ekstreme që nga koha që ka ardhur në pushtet.
Sjellja e Ramës është tipike për diktatorët, më ngjan me atë të Filipineve.”, u shpreh Boçi./Mxh
