Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur mbi episodet e izoluara të deputetëve të opozitës gjatë zhvillimit të protestave. Ai ka thënë për këto raste se janë të shtisura dhe i shërbejnë vetëm Edi Ramës.
Në një intervistë për ‘Syri TV’, Këlliçi u shpreh se deputetët demokratë janë pritur me optimizëm dhe shpresë nga protestuesit e të gjitha masave duke lënë të nënkuptohet se episodet e rastisura tek-tuk janë farsa të Ramës, të krijuara me qëllim përçarjen e revoltës studentore me Partinë Demokratike, që sipas Këlliçit është aty në mbështetje të protestuesve sa herë që të jetë e nevojshme.
“Episodet e izoluara s’tregojnë realitetin. Mediat që i bëjnë jehonë incineratorin e Tiranës sigurisht në fokus do kenë deputetët e PD dhe shoqatave anonime të Soros e Lëvizja Bashkë. Është kjo PD, këta deputetë kjo forcë politike që të gjitha betejat kundër korrupsionit i ka bërë e vetme. Për 13 vite PD ka udhëhequr qindra protesta kundër Ramës.
PD ka qenë nga tetori i 2013, nëntor 2026 që është në protestë. Po të mos ishte PD, s’do dinin qytetarët për inceneratorë, 5D, Veliajn, të gjitha këto veçse dosja të sigluara nga PS e zyrtarët e saj, ku pjesa dërrmuese datojnë në 5 vitet e fundit, më gjeni një deputet që të ketë kallëzuar ndonjë zyrtar të Ramës në këto 5 vjet.
PD deri më tani kanë asistuar mbi 500 të mitur në proetstën e fundit. Tentativa është për t’i shërbyer Ramës, duke baltosur opozitën e PD, pjesën më të madhe të opozitës që më 11 maj në zgjedhjet e fundit me 7 rezoluta, s’ka pasur kurrë të tillë që të damkosin si farsë elektorale një proces zgjedhor. Edhe në këto kushte PD merr gjysmë milioni vota dhe ti del në shesh e iu thua mos dilni në shesh se do e largoj unë Edi Ramën”, u shpreh Këlliçi./Mxh
