Last Updated on 02/11/2026 by Monika
Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, tregoi sot disa detaje të reja lidhur me situatën e fundit mes Erion Veliajt dhe kryeministrit e njëherazi kryesocialistit Edi Rama.
Plas në PS, Veliaj kërkon dorëheqjen e Ramës: Unë nuk kam organizuar protestat
Ndreca tha në emisionin “Opinion” se me Ramën është zhvilluar një komunikim i tensionuar përmes telefonit, me sharje e fyerje.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me autenticitetin e letrës së publikuar sot në rrjetet sociale të Veliajt, avokati i tij tha gjithçka është shkruar nga kryebashkiaku.
Në vijim, Ndreca u shpreh se Veliaj ka rikonfirmuar edhe sot gjatë takimit mes tyre kërkesat e bëra nga Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
“Është e sigurt se ky është shkrimi i Veliajt. Edhe sot në mëngjes më ka sqaruar se i është kërkuar nga Ministri i Drejtësisë. Duket sikur ka filluar një përplasje mes Veliajt dhe Ramës për çështjen ligjore, pra për mënyrën sesi është trajtuar çështja të premten në darkë. Veliaj i ka dërguar shkresë edhe GJKKO-së. U bë publike pas 48 orësh se nuk jam lejuar ta takoja. Sot e kam takuar dhe më ka bërë të ditur këtë fakt”,-tha Ndreca./Mxh
