Last Updated on 02/11/2026 by Monika
Arbër Hajdari ka reaguar për herë të parë pasi kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion veliaj, e përmendi në një letër të shkruar nga qelia, si emër për t’iu deleguar detyra në krye të Bashkia Tiranë.
Aktivisti i njohur ka ndarë një deklaratë përmes postimit në profilet e tij në rrjetet sociale.
Ai shprehet se ka rënë në çorbën e fantazive të Erion Veliajt dhe se nuk ka asnjë lidhje me historinë penale-politike mes dy socialistëve Rama-Veliaj.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!
Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!
Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.
Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”,-shkruan Hajdari/mxh
