Last Updated on 03/11/2026 by EL
Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Vlorës gjatë kësaj të marte janë shoqëruar me mjegull të dendur në disa segmente rrugore kryesore, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Prania e mjegullës është vërejtur kryesisht në akset që ndodhen në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit, ku përfshihen rruga e Kaninës, By-Pass-i i Vlorës, si dhe Qafa e Llogorasë.
Për shkak të uljes së ndjeshme të shikueshmërisë, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë dhe të qarkullojnë me kujdes të shtuar./et
