Last Updated on 03/11/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur pro bashkimit të të gjithë opozitës si mjetin më të fuqishëm për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.
Në një intervistë për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Berisha ka treguar me bindje se PD-ja është partia më e fortë demokratike në Europë, duke iu referuar kalvareve që ka hequr kjo parti gjatë viteve të fundit.
Sipas Berishës, partia që udhëheq ka gjithë këto vite në protesta por nuk do të ndalet, për t’i hapur sytë shqiptarëve, ashtu siç ka bërë gjithë këto vite, sipas tij, me anë të rrëfimit të aferave skandaloze si: ‘5d-ja’, aeroporti i Vlorës, korrupsioni dhe personat e implikuar nga bota kriminale me pushtetin.
“Klevis Balliu i dha vezë Ramës në parlament. Edi Rama ëshët hakmarrës primitiv. Që Balliun se duan ta them unë. Ka punuar e punon non-stop për protestën.
Është rekord kombëtar për 1 vit e gjysmë në protestë në Astir. Ka kaluar një vit e gjysmë të jetës së tij në protestë, 420 ditë në protestë.
Çdo gjë është denoncuar. Pa denoncime shqiptarët nuk do dinin gjë për aeroportin e Vlorës, për 5d-të, për inceneratorët, për emrat e Suel Çelës, Ergys Agasit, për anulimin për ligjin për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, për paketën e maleve.
Kjo opozitë ka qenë avokate e të gjitha aferave që kanë shpërthyer deri tani.
Qytetarët në radhë të parë, protestat nga dhjetori deri në 12 maj janë protestat më të mëdha të PD-së që jehuan nëpër botë.
Nuk ishte protestë ajo e të hënave, ishte foltore e qytetarëve. Doja që qytetarët të merrnin mikfrofonin e të flisnin.
Ne shkojmë në respekt të atyre protestuesve që janë pro largimit të Edi Ramës dhe jo për ata që janë pro zgjatjes së udhëheqjes së Ramës. Me ata nuk kemi punë ne.
Sondazhin NOTO e njihni besoj. E ka bërë në tetor.
Çfarë thotë NOTO?
NOTO tregon se opozita e bashkuar dominon ndjeshëm në Tiranë. Në qershor ajo protestë kishte prapa të paktën 60% të shqiptarëve.
Rama e ka kthyer procesin zgjedhor në farsë.
Partia Demokratike është absolutisht më e forta. Njeh ndonjë parti demokratike në Europë që të ketë një qëndrueshmëri të tillë?
Mos harroni çfarë hoqi PD në këto 5 vite të fundit.
Ne shpallemi fitues në Tiranë nëse bashkohemi.”, tha Berisha./Mxh
