Last Updated on 03/11/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë ftesë partive të vogla për tu bashkuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se është i gatshëm të ulet dhe të bashkohet me çdo parti të vogël për të larguar kryeministrin Edi Rama nga qeverisja.
Gjithashtu shtoi se është i gatshëm të dalë me kandidatë të përbashkët në bashkitë e vendit.
“I ftoj të bashkohemi. Çdo njeri që thotë nuk bashkohem me Berishën, mbron Ramën. Por armiku i armikut tim është aleati im që nesër. Bashkohem me cilindo që të largojmë Edi Ramën nga pushteti. I them dhe atij dhe çdo njeriu, çdo force politike, çdo shoqatë hajde bashkohemi për të përzënë Edi Ramën.
Për bashkimin jemi të gatshëm të nxjerrim kandiatë të përbashkët në bashkitë e vendit. Ne nuk ftojmë me paragjykime. Jemi të gatshëm për frontin më të gjerë të mundshëm, qoftë në protestë, qoftë në zgjedhje. Jemi të gatshëm të ndryshojmë ligjin elektoral. Jemi 100% për lista të hapura.
Jam i gatshëm të takohem më të gjithë për bashkimin. Rëndësi ka të largojmë këtë të keqe të madhe që po shkatërron Shqipërinë”, tha Berisha./mxh
