Last Updated on 04/11/2026 by Anisa
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lezhës, ku në shënjestër ka qenë një automjet tip “Benz”.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50, në një garazh pranë zonës së njohur si “Mileniumi”. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në automjetin në pronësi të një shtetasi me inicialet A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime.
Ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje dhe as identiteti i personave të përfshirë.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po mbledhin prova dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar./ad
