Modelja e njohur Heidi Klum është takuar krejt rastësisht me ish-partnerin e saj, tregtarin e veprave të artit Vito Schnabel, teksa po drekonte me vajzën e saj, Leni, në një restorant në New York.
Takimi ndodhi të hënën dhe sipas fotografive të publikuara, Schnabel ndaloi përpara tyre sapo i vuri re dhe i përshëndeti të dyja. Pas pak minutash, ai u largua, ndërsa Klum dhe vajza e saj vazhduan drekën.
Lidhja mes Heidi Klum dhe Vito Schnabel, djalit të regjisorit Julian Schnabel, nisi në vitin 2014 dhe zgjati rreth tre vjet, deri në vitin 2017.
Në qershor të atij viti, Schnabel u fotografua duke puthur një grua tjetër në Londër, duke nxitur aludimet për një ndarje të mundshme. Megjithatë, në atë kohë, ai i kishte mohuar këto dyshime në një deklaratë për revistën People, duke shpjeguar situatën.
“Thjesht po përshëndesja një mike të familjes dhe më pas secili vazhdoi rrugën e vet”. Edhe burime pranë çiftit pretendonin se ata vazhdonin të ishin bashkë.
Megjithatë, në shtator të vitit 2017, modelja konfirmoi përfundimin e marrëdhënies.
“Mendoj se është e rëndësishme t’i japësh vetes kohë për të ndaluar dhe për të reflektuar”, ishte shprehur ajo për People.
Dy vite më vonë, në shkurt të vitit 2019, Heidi Klum u martua në fshehtësi me muzikantin Tom Kaulitz. Në verën e po atij viti, çifti organizoi edhe një ceremoni dasme në Itali. Ndërkohë, Vito Schnabel u martua në vitin 2024 me modelen me origjinë ruse, Elena Althof./MXH
