Last Updated on 04/11/2026 by EL
Ish-kryeprokurori i Republikës, Adriatik Llalla ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për herë të parë për largimin nga Shqipëria, dritëhijet e karrierës së tij në sistemin e drejtësisë, përplasjet me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu dhe betejën me SPAK.
Nga Italia ku ndodhet prej 9 Shtatorit 2021, ish-kryeprokurori ka bërë një rrëfim ekskluziv për gazetaren dhe moderatoren Anisa Bahiti, i cili do të shfaqet të premten në Top News. (© Pamjet nga youtube.com/@TopChannelAlbania).
Adriatik Llalla është kryeprokurori i parë shqiptar dhe ndër zyrtarët e parë të lartë që u dënua me burg nga institucionet e reja të drejtësisë. Ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” në SHBA dhe ambasadori i kohës Donald Lu, e ka cilësuar publikisht Adriatik Lallën si “peshk i madh”.
Kujtojmë se, ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Ai ndodhet në shtetin italian, ku është raportuar dhe se ka marrë azil.
Adriatik Llalla nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7.000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të shtëpisë në Tiranë, si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani. Pasi dënimi mori formë të prerë, pasuritë u konfiskuan dhe i kaluan në pronësi shtetit.
Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:
– Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012;
– Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;
– Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;
– Pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017;
– Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017.
