Last Updated on 05/11/2026 by EL
Gazetari Elton Tozaj është dhunuar pasditen e kësaj të enjteje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet i “mbuluar” në gjak.
Deri më tani, Tozaj nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personat që mund të jenë përfshirë. Fotografinë e publikuar ai e ka shoqëruar me një mesazh kërcënues ku shkruan: “Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot.”
Kjo nuk është hera e parë që gazetari dhunohet edhe më herët, ai është sulmuar fizikisht, duke pësuar dëmtime serioze. Elton Tozaj është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për qëndrimet e tij kritike dhe komentet e drejtpërdrejta ndaj personazheve të ekranit.

