Last Updated on 05/11/2026 by Monika
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në një reagim të tij ka komentuar çmimet e shtrenjta të ekonomisë shqiptare dhe ekonominë e rënduar në total.
Xhaferri ka përmendur se 90 përqind e rrogës së një shqiptari normal shkon vei normal shkon veç për strehim dhe ushqim. Sipas tij, kriminalizimi i ekonomisë ka sjellë këto çmime që po sosin durimin e shqiptarëve, të cilët mllefin e akumuluar po me zbrazin në protestë.
Siaps Xhaferrit, orientimi i ekonomisë është shumë i keq dhe po krijon monopole, ku oligarkët mund të pasurohen në sajë të 90% të shqiptarëve, pra gati në kurriz të të gjithë popullsisë.
Mazhoranca për mendimin e Xhaferrit mburret se ka ekonomi të qëndrueshme, por që në sytë e tij është veçse një humnerë si ato të vende narko-kriminale si Ekuadori apo Venezuela.
Reagimi i plote i Besart Xhaferrit:
“90% e rrogës për strehim dhe ushqim, ja pse kriminalizimi i ekonomisë ka nxjerrë shqiptarët në rrugë!
Orientimi i ekonomisë tek ndërtimi se aty zhvat shqiptarët përmes arkitektëve holandezë dhe krjimi i monopoleve kanë bërë që shqiptarët 90% të pagës ta harxhojnë për strehim dhe për ushqim.
Ndaj shqiptarët prej 5 muajsh kanë dalë në rrugë se nëse një ekonomi e kriminalizuar do sillte proesperitet për qytetarët, Ekuadori dhe Venezuela do ishin kryeqendrat ekonomike të botës.”, shprehet Xhaferri në MCN./mxh
