Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u përfshi në një debat të ashpër pas kritikave të bëra ndaj tij për rolin në PD.
Në një studio televizive, Noka u përplas verbalisht me gazetarët Klevi Muka dhe Poli Hoxha, të cilët i thanë se nuk është figurë e dashur dhe e votuar nga demokratët.
Nga ana e tij, Noka deklaroi se nuk pretendon të jetë aset kombëtar dhe se llogaritë e tij janë vetëm me ata që e kanë zgjedhur.
Pjesë nga debati:
Klevin Muka: Nuk të duan, edhe demokratët nuk të votojnë. Ne nuk jemi kundër Partisë Demokratike. PD është aset kombëtar, por z Noka apo dikush tjetër në atë parti nuk janë aset kombëtar.
Flamur Noka: Unë nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë jam aset kombëtar.
Klevin Muka: Po zotëri, ti thua unë do dal aty se dua unë të dal. Nuk të duan mo, edhe demokratët.
Flamur Noka: Demokratët, mos më trego ti mua demokratët.
Klevin Muka: Pse nuk të tregoj unë ty demokratët?
Flamur Noka: Demokratët më kanë zgjedhur mua. Kur të të zgjedhin ty, dakord jam unë me ty.
Klevin Muka: Demokratët, familjarët e mi nuk kanë të drejtë të të kërkojnë llogari ty? Duhet të japësh llogari.
Flamur Noka: Unë u jap llogari atyre që më votojnë, por jo përfaqësuesve të shoqatave të George Soros, që bëjnë opozitën e opozitës, për të shkatërruar sa të munden PD-në, me ato kam tjetër muhabet.
Poli Hoxha: Dje Berisha tha se do i shtrij dorën Arlind Qorit. Keni marrë një tub dhe po merrni oksigjen nga protesta.
Flamur Noka: OJQ ka në protestë, që janë 20 njerëz në protestë. Në PD nuk ka nga OJQ-të.
Poli Hoxha: Ka nga OJQ-të dhe në PD.
Flamur Noka: Po tentojnë që të na shkatërrojnë si Parti Demokratike.
Poli Hoxha: Demokratët thonë ishalla nuk shkrihet PD. Ju thoni duan të na shkatërrojnë. Ju nuk e çoni dot PD-në as tek Brava? E keni çuar mbrapa PD-në.
Flamur Noka: Ti simpantizant i Bravës je, PD do të fitojë. Sondazhi na nxjerr fitues, duke u bashkuar si opozitë.
Poli Hoxha: Është sondazh i bërë nga palë e njëanshme./k.m
