Last Updated on 06/11/2026 by Klara
Efektivë të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) të Shqipërisë dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) zhvilluan një stërvitje të përbashkët në fushën e kërkim-shpëtimit malor në Prevallë të Prizrenit.
Sipas Nufit, stërvitja u zhvillua gjatë datave 2-5 nëntor 2026 dhe shërbeu për shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, përfshirë evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor.
Nufi theksoi se ky aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit mes dy strukturave, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë në operacionet e kërkim-shpëtimit./k.m



