Last Updated on 06/11/2026 by EL
Në Shkodër u zhvillua Konferenca Rajonale në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet United Rights Foundation (URF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së, z. Klevis Qose, dhe CEO-s së United Rights Foundation, znj. Jona Dervishi.
Në fokus të konferencës ishte edukimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rolin dhe funksionet e AMP-së, njohja me mekanizmin e ankesave dhe rëndësia e informimit dhe reagimit qytetar në adresimin e problematikave.
Përfaqësues të shoqërisë civile, medias, Bashkisë dhe studentë u bënë pjesë e diskutimeve, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të njohjes së mekanizmave përmes të cilëve ata mund të kërkojnë adresimin e shqetësimeve të tyre.
Përmes këtij bashkëpunimi, URF dhe AMP synojnë të forcojnë lidhjen ndërmjet institucioneve dhe komunitetit, duke promovuar informimin, pjesëmarrjen qytetare dhe kulturën e llogaridhënies.
