Franca do të angazhojë 70 mijë efektivë policie dhe xhandarë për demonstratat e planifikuara sot në disa qytete të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, i cili konfirmoi këtë shifër gjatë një konference për shtyp në Paris.
Sipas ministrit, niveli i rrezikut është i njëjtë me atë të protestave të zhvilluara gjatë të shtunave të mëparshme. Ai ngriti shqetësimin për thirrjet në rrjetet sociale, ku sipas tij bëhen thirrje për “dhunë, bllokada, revolucion dhe kryengritje”.
Nuñez përmendi gjithashtu lëvizjet e ekstremit të majtë dhe grupet radikale, të cilat sipas tij mund të ndikojnë në përshkallëzimin e situatës gjatë demonstratave.
Protesta e re është thirrur nga sindikatat dhe pritet të përfshijë edhe studentë dhe pjesëmarrës të lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”. Demonstratat janë planifikuar të zhvillohen në disa qytete të Francës./ad
