Last Updated on 08/11/2026 by Klara
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, Progres-raporti ka ‘shpartalluar’ me denoncime prokurimet publike.
“Raporti i jep një mbështetje protestave të fuqishme kundër narkoregjimit, sikundër denoncon rënien e prodhimit në Shqipëri, denoncon ligjet e klientelës dhe kërkon anulimin e menjëhershëm të tyre. Shpartallon siç është me denoncimet e tij prokurimet publike dhe fakton indirekt se ajo që thotë opozita se në 13 vite, nga rreth 72 miliardë euro taksa dhe tatime në total, Edi Rama, organizata e tij kriminale dhe lukunia e tij ka vjedhur dhe ka shpërdoruar të paktën 50 miliardë. Po ku e thotë këtë? Lexoni çfarë thotë për prokurimet. 38 përqind e prokurimeve anulohen. Dihet pse anulohen, kur ata që janë në tender nuk pranojnë pazare paraprake, tenderi gjithnjë anulohet..”, u shpreh Berisha./k.m
