Last Updated on 08/11/2026 by Klara
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në këtë ditë të diel, në një bashkëbisedim me qytetarët ka folur rreth së shkuarës dhe tanishmes, duke bërë një refleksion politik.
Berisha ka vënë në dukje arritjet e tij, kur ka qenë në krye të qeverisë, duke përmendur dhe një raport nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që e rendiste Shqipërinë e atëhershme si vendin e 4-të në botë sa i takon eficencës së përkthimit të të ardhruave shtetërore në mirqenie sociale.
Kryetari i demokratëve e ka cilësuar mafien shqiptare si të frikësuar ndaj tij. Po ashtu, ai ka listuar të gjithë rastet kur ka dhënë dorëheqje, në krahasim me Ramën, që sipas tij nuk e njeh pluralizmin e vërtetë dhe nuk e ka qef aspak rotacionin.
“Shumë nuk e dinë që PD-ja e antarësoi Shqipërinë në NATO. Edi Rama e bllokoi procesin e heqjes së vziave. Bëmë një kapërcim epokal. Kalimi nga vendet me të ardhura të ulta, në vendet me të ardhura të mesme të larta. Bëmë atë quhet ‘onto elite’.
A e ndjenë qytetarët shqiptarë këtë?
E ndjenë se u bënë me shtëpi dhe jo me kulla droge, me shtëpira të dyta. U bënë me rroga e pensione më të larta se vendet e rajonit, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Tony Blair në një raport shprehte se Shqipëria ishte vendi i 4-të në botë, në përkthimin e të ardhurave në mirëqenie. 50 miliardë janë vjedhur po të heqim pensionet dhe rrogat, nga organizata e Ramës.
Së fundmi, ai përdor armën strategjike të propagandës.
Berisha na qenkërka një lloj me atë, kurrë s’ka patur asnjë nga mjetet e tij. Rama vret shpresën.
Kam dhënë 4 herë dorëheqje. Kam dhënë dorëheqje nga kryeministër dhe kryetar partie.
Rama nuk ka dhënë asnjëherë. Janë zhvilluar 4 rotacione në këtë periudhë. Rama fliste për mua dhe thoshte se asnjëherë Berisha nuk ka dhënë dorëheqje. Mafia e ka tmerr Berishën.”/KM
