Last Updated on 09/11/2026 by Anisa
Karriera e tij varet nga vendimi i gjykatës: nëse shpallet fajtor ka përfunduar, nëse del i pafajshëm, jo. Nuk mund të parashikoj pasi nuk e njoh plotësisht akuzën.
-Lajmi i fundit është se çështja e zonjës Belinda Balluku po shkon në gjykatë, ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë gati kërkesën në Parlament për hetimin dhe arrestimin e zonjës Xhaçka. A po e zgjidh drejtësia këtë situatë?
Këtë situatë e zgjidhin dy faktorë. Faktori i parë janë organet e drejtësisë, të cilat duhet të vënë pikat mbi “i”. Më shumë se treçereku i qeverisë sot ndodhet ose i arrestuar, ose në ndjekje penale, ose në kërkim. Dhe Rama thotë nuk ka përgjegjësi! Ti i emëron dhe thua s’kam përgjegjësi?! Po të ishte kjo situatë në kohën e Fatos Nanos, ai nuk rrinte dot në parti. Në ’98-n, kur Nano u largua për pak ditë në Maqedoni gjatë trazirave, ndërkohë pasi u kthye ne e zhveshëm në mbledhje grupi parlamentar. Rama ka rënë nga detyra, pavarësisht se qëndron në Kryeministri ku ka bërë edhe mensë, ka dhe krevatin atje, e kam parë vetë atje. Një të mirë e ka Rama: është punëtor, punon 24 orë dhe fle aty…/ad
