Last Updated on 09/11/2026 by Klara
Janë plotësuar 21 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë protestës së ditës së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
21 masat për secilin shtetas janë në shifrën prej 5 000 Lekë (5 mijë) të rinj. Shkaku për këto gjoba është bllokimi i rrugëve dhe bllokimi i qarkullimit të lirë të automjeteve, gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
Materialet iu referuan Prokurorisë./k.m
