Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül Doğulu ka zbuluar një tjetër pasion përtej aktrimit, duke iu përkushtuar kësaj here botës së letërsisë për fëmijë. Ajo ka publikuar librin e saj të parë për të vegjlit, me titullin “There’s a Disaster in This House” (Një Afet në këtë shtëpi).
I publikuar këtë të hënë nga shtëpia botuese Elma Publishing, libri rrëfen historinë e Afet, një qenushje kureshtare, të dashur dhe paksa tekanjoze, e cila përpiqet të përshtatet me shtëpinë dhe familjen e saj të re.
E ilustruar nga Merve Ergenoğlu, historia vjen përmes syve të protagonistes me katër putra, e cila prezantohet me humor: “Përshëndetje, unë jam Afet. Nëse jam vërtet një katastrofë, siç sugjeron emri im, këtë do ta vendosni ju”.
Ky projekt shënon një kapitull të ri për Neslihan Atagül, e cila ka marrë një pauzë nga aktrimi pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj. Ndërkohë, aktorja po përgatitet të rikthehet në ekran me serialin e ri “The Irony of Fate”./mxh
