Last Updated on 10/11/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në punimet e Forumit të Paqes, gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Rama do të jetë pjesë e një sesioni të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për brezat e rinj.
Gjithashtu, kryeministri do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, ku do të trajtohen dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Edi Rama mbërriti në Paris mbrëmjen e djeshme, ku u prit në Pallatin Elize nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit me Macron diskutuan mbi çështje dhe tema me interes të përbashkët./ad
