Last Updated on 10/11/2026 by EL
Gjatë bashkëbisedimit në Forumin e Paqes, që po zhvillohet në Musée de l’Homme në Paris, kryeministri Rama pasi komentoi situatën aktuale në Shqipëri ku Gen Z proteston prej muajsh, u ndal më tej dhe te përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt transformimit digjital, ndërsa bëri me dije se po punohet për përfshirjen e inteligjencës artificiale në procesin e prokurimeve publike, që do të sjellë një ndryshim loje pasi do të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve.
“Kemi ministren e parë të inteligjencës artificiale, jemi shumë të kënaqur me të. Kroacisë iu deshën 7 vjet që të bënte transformimin digjital, duke angazhuar përkthyes, hartues dhe juristë, ndërsa ne po e bëjmë me më shumë shpejtësi.
Po punojmë po kështu për diçka që unë shpresoj shumë do të ketë sukses që do të jetë një proces prokurimesh publike, plotësisht që kryhet me inteligjencë artificiale, do të jetë një ndryshim tërësor loje jo vetëm për ne, por për të gjithë të tjerët sepse do të ndihmojë me shumë nga problemet që lidhen me prokurimin publik.
Inteligjenca artificiale është bekim për vende si yni. Tashmë kemi krijuar pasqyrën digjitale që do t’u shërbejë qytetarëve dhe u shërben qytetarëve dhe institucioneve.”, tha Rama./et
