Last Updated on 10/11/2026 by Monika
Gjykata Supreme e SHBA-ve ka ndërmarrë një vendim historik. Vendimi prek pasaportat amerikane, në të cilat tani e tutje nuk do të lejohet zgjedhja e një gjinie të ndryshme, nga ajo biologjike.
Administrata e presidentit Donald Trump kishte nisur zbatimin e një politike për përcaktimin e seksit në dokumentet zyrtare, ku nuk do të lejohej më shenja ‘X’. Gjykata Supreme me seli në Ëashington (Uashington) ka mbështetur këtë nismë, pas vendimit të marrë më datë 6 nëntor.
Ky hap përbën një zhvillim unik në betejën ligjore të identitetit gjinor në Amerikë.
Në vendim thuhet se politika federale ka për detyrë të njohë vetëm dy sekse zyrtare: mashkull dhe femër.
Urdhri e klasifikoi si menjëherë të zbatueshëm ligjin dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve federale të jenë të përpikta në politikat zyrtare dhe në dokumentet klasifikuese të secilit individ./mxh
