Last Updated on 11/11/2026 by Anisa
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është duke përjetuar një moment të vështirë në jetën e tij personale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia ka bërë të ditur lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e njeriut më të shtrenjtë.
Në mesazhin e tij, ai i ka dedikuar disa fjalë prekëse, ku i ka dhënë lamtumirën e fundit.
“Lamtumirë, mam! Uroj që tani të jesh në përqafimin e babës, gjysmës tënde të përjetshme”, shkruan ai në Facebook.
