Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën nga vendet baltike në orët e vona të së martës, pasi u aktivizua një alarm për një kërcënim të mundshëm ndaj hapësirës ajrore.
Sipas informacioneve të publikuara nga Forcat e Armatosura të Letonisë, rreth orës 22:20 (sipas orës shqiptare), në rajonin e Ludzas u shpall alarm portokalli.
Më pas, 20 minuta më vonë, një tjetër alarm u dha edhe për bashkitë e Augsdaugavas dhe Kraslavës. Menjëherë u aktivizuan dronët interceptues dhe njësitë e mbrojtjes ajrore.
Pak më herët, një alarm i ngjashëm ajror ishte aktivizuar edhe në Lituani, e cila vendosi të ngrinte në fluturim avionët luftarakë të Aleancës Atlantike, të angazhuar në misionet e mbrojtjes në këtë vend.
Pas mesnatës, alarmi u hoq.
Gjatë natës, në dy raste të tjera, në Lituani u aktivizuan alarmet për shkak të pranisë së objekteve fluturuese të paidentifikuara pranë kufijve të saj.
“Me shumë gjasa bëhet fjalë për drone”, njoftuan autoritetet në Vilnius.
Objekti i identifikuar po lëvizte në drejtim të Polonisë./ad
