Mbahet sot protesta kombëtare kundër qeverisë Rama, në orën 14:00.
Në protestën e njoftuar çdo të mërkurë dhe të shtunë, pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit.
Grumbullimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur revoltën e tyre kundër qeverisë dhe më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.
Edhe tubimi i ditë së sotme, synon të mbledhë sstudentë dhe qytetarë në një protestë të përbashkët kundër qeverisë me kërkësë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama./k.m
