Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Dublin në kuadër të një vizitë zyrtare të niveleve europiane. Sipas disa pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Rama duket se është pritur me protestë nga shqiptarët në Irlandë.
Mes thirrjeve “Rama ik”, “Rama, dorëhiqu”, shqiptarët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj kryeministrit dhe qeverisjes në Shqipëri.
Sakaq, vizita e sotme e kryeministrit konsiston mbi marrëdhëniet Shqipëri–BE, ku priten diskutime për integrimin europian të Shqipërisë./k.m
