Last Updated on 11/11/2026 by EL
Trajneri Rolando Maran nuk do të ketë dhimbje kokë për formacionin titullar ndaj Finlandës pasi ka grupin e plotë dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion të teknikut italian. Por, përtej kësaj, përballë Finlandës nuk ka kohë për eksperimente pasi fitorja është një detyrim.
Maran pritet të hedhë në fushë skuadrën e tij më të mirë. Në portë, zgjedhja e parë do të jetë Etrit Berisha, me eksperiencën e tij që mbetet një garanci për kuqezinjtë.
Përpara tij, mbrojtja përbëhet nga kapiteni Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj.
Pak më i avancuar do të jetë Elseid Hysaj në krahun e djathtë dhe Stavro Pilo në të majtin, ndërsa në qendër pritet të funksionojë dyshja Kristjan Asllani-Ylber Ramadani, përgjegjës për organizimin e lojës.
Ndërkohë, vëmendja më e madhe është te reparti ofensiv. Konkurenca e madhe bën të ketë shumë dyshime. Muçi, Laçi dhe Rey Manaj pritet të formojnë treshen e sulmit, me detyrën për të krijuar raste, për të vënë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare dhe mbi të gjitha për të gjetur rrugën e rrjetës.
Në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë janë në kuotën e 9 pikëvë, 2 më shumë se Finlanda dhe Bjellorusia ndërsa grupin C1 e mbyll San Marino me asnjë pikë pas 4 ndeshjeve. /et
