Last Updated on 11/11/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane në Dublin të Irlandës, ka folur rreth rrugës së Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Rama e shikon momentin e tanishëm si një moment të artë që duhet të shfrytëzohet, pasi sipas tij vendi ynë kurrë nuk ka patur një derë të hapur dhe gjithnjë një kufu e ka ndarë me familjen europiane.
Sipas Ramës, si problem shihen disa vende si Franca, ku ratifikimi i traktatit të bashkimit të Shqipërisë me BE-në duhet të votohet me shumicë nga parlamentiu përkatës ose të shkojë në referendum, procese këto që mund të hasin vështirësi dhe në humbje kohe në disfavor të vendit tonë.
“Duhet të jetë një vend i rëndësishëm. Më duhej të flurturoja që në 6 të mëngjesit. Zonja që na priti më tha që jam i pari nga kryeministrat që mbërrijnë, i thash jam i veçantë.
Jemi në një moment tepër përcaktues për historinë e vendit, sepse shohim jo vetëm horizontin, por shohim dhe një derë për të kaluar më tej dhe për t’u bërë pjesë e familjes europiane.
Është shndërruar në një moment kulmor në të cilin gjërat që dukeshin si të pamundura janë të mundura. Shpresojmë që do ta kapim këtë moment dhe do të mund të kapërcejmë më së fundmi kufirin që na ka ndarë nga Europa prej shumë kohësh dhe të bëhemi pjesë e familjes.
Është situatë me një moment kulmor, që nga ana jonë duhet të bëjmë maksimumin që të përmbushim pritshmëritë e palës tjetër.
Duhen 27 vende dhe aty ka vende si Franca ku ratifikimi i traktatit të anëtarësimit duhet të marrë 2 të 3-tat e parlamentit ose të kalojë me referendum. Sot për sot jemi në rrugë të mbarë dhe çdo gjë po ecën me sukses”, tha Rama./mxh
