Sali Berisha komentoi para SPAK, dekreti e presidentit Bajram Begaj për të emëruar në krye të SHISH Esmeralda Hasani, të cilën e quajti simotër të Vlora Hysenit. Kjo e fundit e arrestuar pasi dyshohet se ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratise duke i dhënë informacione sekrete.
Sali Berisha: Personalisht, emrin e Esmeralda Hasanit e kam dëgjuar ditën që u emërua në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar. Në këtë kuadër, nuk e di se çfarë funksioni ka pasur, cilat kanë qenë funksionet e saj në këtë shërbim, koha e shërbimit, por një gjë është e sigurt që ajo, kur emërohet nga Edi Rama, është Vlora bis. Nuk mund të jetë ndryshe vetëm simotër e Vlorës. Një gjë është e sigurt. Po emërua nga Rama./k.m
