Last Updated on 12/11/2026 by Monika
Mbetje mortore janë gjetur të enjten në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.
Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili njoftoi se kërkimet në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.
Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër viteNdërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.
Aktivitetet janë realizuar në koordinim me Institutin për Mjekësi Ligjore, Policinë e Kosovës – Sektorin për Hetimin e Personave të Zhdukur dhe Prokurorinë, përkatësisht Departamentin për Krime të Luftës.
Komisioni ka bërë të ditur se trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me institucionet kroate dhe bashkëpunimin me familjet e personave të zhdukur.
Identiteti i personave, të cilëve mund t’u përkasin mbetjet mortore, ende nuk është bërë i ditur./mxh
