Last Updated on 12/11/2026 by EL
Maurizio Pochettino është shumë pranë emërimit si trajner i ri i Manchester United. Argjentinasi pritet të pasojë Michael Carrick, i cili u shkarkua mëngjesin e sotëm nga klubi anglez pas nisjes shumë zhgënjyese të sezonit.
Carrick është trajneri i 13 që largohet nga Manchester United në 13 vitet e fundit që pas tërheqjes së Sir Alex Ferguson.
Megjithatë për të zyrtarizuar Pochettino-n duhet pritur ende. ‘Sky Sport’ shkruan se United ka një marrëveshje në parim me argjentinasin, por ky i fundit është i lidhur me kontratë me SHBA-të. Prishja e marrëveshjes ka një klauzolë 7 milionë paund dhe mbetet për t’u parë se si do vijojë.
Pas 10 javësh kampionat Manchester United ka grumbulluar vetëm 8 pikë dhe ndodhen në zonën e rënies nga kategoria. Aktualisht ‘djajtë’ pozicionohen të 18 në Premier League./et
