Marina e Gardës Revolucionare të Iranit njoftoi se një anije cisternë që transportonte gaz natyror të lëngshëm goditi një minë detare dhe pësoi një shpërthim në Ngushticën e Hormuzit të premten.
Mediat iraniane raportuan të enjten se katër anije cisternë nafte u goditën nga shpërthime në rrugën ujore jetike për transportin global detar, duke shtuar se anijet kishin injoruar paralajmërimet dhe kishin hyrë në ato që i konsideron zona të kufizuara të rrugës ujore strategjike.
Anijet çisternë ende përballen me sulme përgjatë ngushticës, pavarësisht një rimëkëmbjeje të trafikut dhe pritjeve për një ulje të tensioneve në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, të cilat janë reflektuar në rënien e çmimeve të naftës.
Të paktën 10 anije u goditën në 10 ditët e para të nëntorit, pas 37 sulmeve në tetor, që ishte numri më i lartë mujor që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit, sipas të dhënave nga Instituti i Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt./ad
