Me një karrierë të ndërtuar në botën akademike dhe me arsimim italian, Esmeralda Hasani duket se përfaqëson një zgjedhje jo me pak nuanca politike përballë realitetit të vendit. WebLajm.com mëson se znj. Hasani rezulton të jetë gjithashtu nuse në Tropojë, vendin e origjinës së kreut të opozitës Sali Berisha.
Sipas dokumenteve zyrtare të dorëzuara pranë Presidencës, në CV-në e saj, drejtuesja e re, me origjinë nga Vlora, rezulton të jetë bashkëshorte e Filip Gjergjindreajt (Gjergji), me origjinë nga Tropoja.
Gjergji është dentist me karrierë dhe një emër i njohur në Tiranë dhe vend me rreth tre dekada aktivitet profesional.
Ndërkohë, në media është raportuar edhe për një marrëdhënie të afërt mes ish-drejtueses së shkarkuar, Vlora Hyseni, dhe Esmeralda Hasanit.
Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publik ndonjë fakt apo dokument që ta konfirmojë këtë raport./k.m
