Nesër pritet që të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Ilir Alimehmeti, tha se Asambleja e PS-së do të jetë një “show” ku do të bëhet një shkëmbim ministrash, por vetëm koka e oktapodit nuk do të ndryshojë.
“Do të shohim një shkëmbim ministrash. Nuk e ka thënë kurrë pse bëri një qeveri në 2025. Kur e ndryshoi më pas, sërish nuk tha pse i bëri shkëmbimet.
Vetëm koka e oktapodit nuk ndryshoi që është Rama. Është ‘show’ që do të tentojë të bëjë për të kënaqur disa nga sferat e veta. Po tenton të bëjë një rrethim të ushtarëve, ndoshta në një variant Vuçiç të shkojë në opozitë duke prerë ata që e pengojnë”, tha Alimehmeti/k.m
